Politike
Kandidatja e re e Fierit i përgjigjet Gaz Bardhit me një video me shoqet

Kandidatja më e re e PS në listën e qarkut Fier, 27 vjeç, i është përgjigjur me humor akuzave të drejtuesit politik të PD në këtë qark.
Në një video, e rrethuar nga shoqet e saj, të gjitha vajza në moshë shumë të re, Zegjine Çaushaj thotë se në vetëm 3 javë kandidim është bërë shenjestër e Bardhit, por kjo do ‘ti shërbejë për ta bërë figurë më të njohur.
Zegjine Çaushaj, 27-vjeç, është një nga të rinjtë që u përzgjodh në listën e PS të qarkut Fier përmes platformës “Deputeti që duam” dhe është promovuar rishtaz nga drejtuesja politike e këtij qarku, Belinda Balluku, e cila madje ka rishpërndarë në rrjetet e saj sociale videon e kandidates së re.

