Connect with us

Sport

Kane do Bayern, Tottenham kërkon 100 milionë paund dhe…

Bayern do Kane dhe vetë Kane do Bayern. Kështu është situata mes “bomberit” anglez dhe kampionëve gjermanë të Bundesliga, mirëpo, skuadra e Tottenham nuk pranon më pak se 100 milionë paund për kartonin e 29-vjeçarit.Në krahun tjetër, sulmuesi anglez nuk do të rinovojë kontratën e tij me Spurs, me aktualen që skadon në qershorin e vitit 2024, kështu që londinezët do të provojnë të marrin sa të munden nga kartoni i “bomberit”.Një problem tjetër për anglezin është presioni që sulmuesi po ushtron ndaj klubit, me vetë Kane që kërkon largimin, vetëm te “bavarezët” e Bayern Munich, teksa i shikon gjermanët si ekipin perfekt për të çuar edhe më lart karrierën e tij.

Advertisement