Bota
‘Kanë frikë…’, Macron u kërkon francezëve luftë kundër antisemitizmit
Përballë akteve antisemite në rritje në Francë, presidenti Emmanuel Macron u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij që të mbrohen kundër rishfaqjes “së patolerueshme” të një antisemitizmi “të shfrenuar”.
”Një Francë nga e cila kanë frikë bashkëqytetarët hebrenj nuk është Franca e vërtetë”, shkroi ai në një letër të hapur të botuar në gazetën ”Le Parisien”, të shtunën në mbrëmje.
”Një Francë në të cilën francezët kanë frikë për shkak të fesë apo origjinës së tyre nuk është Francë”, thuhej në letër.
Macron paralajmëroi kundër ndarjes së vendit duke theksuar se “në historinë tonë, antisemitizmi ka qenë gjithmonë preludi i urrejtjes dhe racizmave të tjera”.
Në lidhje me luftën e Gazës, Macron shkroi se Franca dëshiron drejtësi, paqe dhe siguri për popullin izraelit, popullin palestinez dhe shtetet në rajon.
Sipas Macron, më shumë se 1 000 akte antisemite janë kryer në Francë në një muaj – tre herë më shumë akte urrejtjeje kundër qytetarëve hebrenj sesa gjatë gjithë vitit të kaluar.
Letra u publikua pak përpara një mitingu të madh sot kundër antisemitizmit në Paris.