Connect with us

Politike

‘Kanë rrëmbyer Fredin’ – Thotë Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pas arrestimit të Fredi Belerit, me akuzën e shit-blerjes së votive. Sipas Metës, ai u rrëmbye në mënyrë mafioze në mes të natës.

“Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje! Ky ështe ilaçi ndaj një kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë.Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze kandidati për kryetar i Bashkisë në Himarë. Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil”, shprehet Meta.
Advertisement