Aktualitet
Kanosi infermierin në QSUT dhe kundërshtoi policët, arrestohet 36-vjeçari
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi ka kanosur një infermier në urgjencën e QSUT dhe ka kundërshtuar efektivët e Policisë.
Sipas njoftimit të policisë, personi i arrestuar është 36-vjeçari me inicialet A. M.
Ndërkohë materialet proceruale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një infermier, te Urgjenca e QSUT-së, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë” , thuhet në njoftimin e policisë.