Connect with us

Pinknews

Kanye West blen ‘Parler’, rrjetin social të së djathtës ekstreme

Nga muzika tek mediat sociale. Reperi afrikano-amerikan dhe stilisti Kanye West, i cili së fundmi ndryshoi emrin në Ye, ka vendosur të blejë Parler, platformën e zgjedhur të mediave sociale për të djathtën ekstreme amerikane, ndryshe ‘I Trampistëve’

“Në një botë ku pikëpamjet konservatore konsiderohen të diskutueshme, ne duhet të sigurohemi që kemi të drejtën të shprehemi lirisht,” tha Ye, i cili së fundmi u bllokua përkohësisht nga Instagram dhe Twitter për komentet e tij antisemitike.

Sipas kompanisë ‘Parlement Technologies’, pronare e ‘Parle’r, blerja do të ndihmojë në krijimin e “një ekosistemi në të cilin të gjithë zërat do të jenë të mirëpritur”.

I nisur në vitin 2018, ‘Parler’ u përdor nga disa mbështetës të Donald Trump për të organizuar sulmin në ‘Capitol Hill’ në janar 2021.

Advertisement