Connect with us

Aktualitet

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

Kaos në Fushë-Milot! Radhë ta gjata automjetesh drejt bregdetit. Qytetar të shumtë ‘dynden’ drejt plazhit për festen e Kurban Bajramit.

Festa e Kurban Bajramit, dhe temperaturat tejet të larta sollën këtë të premte shumë qytetarë, vizitorë apo turistë ku iu drejtuan zonave bregdetare.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, kjo dyndje e madhe ka sjellë edhe fluks të madh dhe radhë të gjata. Radhë të gjata automjetesh vijon të ketë në të gjitha hyrjet drejt Lezhës.

Përgjatë segmentit Lezhë–Laç vërehet një radhë e gjatë automjetesh, si dhe në zonën e Fushë Milotit, aty ku lidhet Rruga e Kombit me superstradën Lezhë–Laç, ka një prani edhe më të lartë mjetesh, të cilat në të shumtën e rasteve mbeten të bllokuara.

Advertisement