Bota
Kaos në tunelin e La Manshit, qindra qytetarë të bllokuar
Të bllokuar për orë të tëra nën det, dhe pastaj një evakuim në stil filmash hollivudian: qindra vetë përjetuan momente ankthi brenda tunelit të La Manshit pas difektit të një treni, që detyroi ndërprerjen e shërbimeve në Eurotunnel.
Udhëtarët e shqetësuar nisën të ndajnë eksperiencën e tyre në rrjetet sociale, duke i bombarduar ato me informacione dhe pamje nga ngërçi i krijuar. Pas një pritjeje të gjatë, pasagjerët u evakuuan përmes një tuneli për shërbimet e emergjencës.
Ata u transferuan në një tren zëvendësues dhe u dërguan në terminalin Folkestone në Kent. Pas ngjarjes shumë prej tyre u shprehën se ishin të tmerruar nga ajo që kishte ndodhur, pasi nuk e dinin se çfarë po ndodhte, ndërsa ecnin në tunele pa e ditur se ku po shkonin.
“Tuneli i shërbimit ishte i tmerrshëm. Ishte si një film katastrofash, ku thjesht ecën drejt humnerës po e ditur se çfarë të pret. Të gjithë duhej të qëndronim nën det në një radhë që na dukej sikur zgjatej pafund. Një grua nisi të qante, e pushtoi paniku sepse po udhëtonte e vetme”, tha një pasagjere, Sarah Felloës, e cila po kthehej në Birmingham nga pushimet në Francë.
Ndërsa Michael Harrison nga Cranbrook tha se më në fund. arriti në Folkestone gjashtë orë pas nisjes”. Autoritetet kërkuan ndjesë për incidentin, e njoftuan se tashmë situata është rikthyer në normalitet.