Connect with us

Politike

Kaosi i opozitës në Kuvend/ Zegjine Çaushi i rikthehet Bardhit: O ylli i Fierit…

Seanca e sotme plenare në Kuvend u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, teksa përplasjet verbale vijuan edhe jashtë foltores.

Në një moment, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kishte zaptuar foltoren, deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi, iu drejtua atij me tone ironike.

Duke e filmuar me telefon, ajo deklaroi: “Kjo është opozita që duam, e ka me dëshirë të madhe të qeverisë, por nuk qeveriset kështu. Qeveriset duke ta dhënë pushtetin populli. O ylli i Fierit, ta tregojë Fieri ty yll.”

Reagimi i Bardhit nuk vonoi. Nga foltorja, ai iu përgjigj deputetes socialiste me ironi: “Qeveriset si Belinda, 50 milionë euro në xhep, si Belinda qeveriset.”

Debati vijoi me replika të ndërsjella, ndërsa Çaushi e përsëriti sërish shprehjen: “O ylli i Fierit, ta tregoi Fieri ty yll.”

Mesa duket, Çaushi , “krenaria e Belës”  e ka kuptuar se me shifrat nuk “qullosi” gjë dhe është rikthyer te Bardhi, duke e cilësuar si “yllin” e saj.

Ndërkohë, disa kohë më parë, deputetja socialiste u bë virale në rrjetet sociale për gafat në komunikim, ku gjatë një deklarate publike u shpreh: “Do të rritet paga minimale për 3 mijë e 700 mijë e 800 e 5 punonjës…”.

Advertisement