Kronike
Kapen me furgonin plot me lëndë drusore, arrestohen 2 persona
Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona, të cilët u kapën në flagrancë me një sasi lënde drusore të prerë ilegalisht nga zona e mbrojtur e pyjeve të fshatit Peshkëpi. Efektivët e Policisë zbuluan gjithashtu një sasi tjetër lënde drusore, të arrestuarit e kishin fshehur në pyll. Në pranga kanë përfunduar shtetasit R. K., 39 vjeç dhe S. Sh., 42 vjeç, të dy banues në Pogradec.
“Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin R. K. dhe pasagjer shtetasin S. Sh., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në të, kanë gjetur një sasi lënde drusore e dyshuar e prerë nga këta 2 shtetas, në kundërshtim me ligjin, në zonën e mbrojtur të pyjeve të fshatit Peshkëpi.
Në vijim të kontrolleve për këtë rast, në një parcelë të kësaj zone të mbrojtur, u gjet dhe një sasi tjetër lënde drusore, e prerë në kundërshtim me ligjin, nga po këta dy shtetas. Lënda drusore, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej dhe një motorsharrë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,”- njofton Policia.