Connect with us

Rajon

Kapërcehet rubikoni/ Vuçiç: Nuk e kemi kaluar kufirin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se asnjë ushtar i Ushtrisë Serbe dhe asnjë polic nuk ka kaluar vijën administrative gjatë arrestimit të tre pjesëtarëve ‘të të ashtuquajturës polici e Kosovës’.

Ai ka thënë se ata janë arrestuar 1.8 kilometra larg vijës administrative në rrugën Orahovë-Gnjilicë.

“Është shumë larg Tresava-Batnjik ku kanë lënë veturën e tyre, ndërsa Kurti thotë se janë arrestuar 300 metra larg linjës kufitare.., çfarë po bëni ata 300 metra larg linjës, pa lajmëruar KFOR-in” – pyeti presidenti Vucic duke shtuar se Serbia po punon per qetesimin e situates

“Ne po mundohemi të de-përshkallëzojmë situatën në çdo mënyrë, flasim me Kfor-in, por nuk varet nga ne kur në Kosovë ka njerëz që duan të bëjnë incidente” – theksoi presidenti serb

Persa i përket situatës aktuale në Kosovë, Vuçic tha se jemi në udhëkryq, nëse do të vazhdojmë të kemi paqe apo jo dhe se Rubikoni është kapërcyer, si dhe se nuk ka më asnjë dyshim se Albin Kurti do  të provokojë luftë me çdo kusht.

Advertisement