Kronike
Kapet me armë e municion luftarak, arrestohet 18-vjeçari dhe bashkëpunëtori, në procedim një tjetër
Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me armë zjarri pushkë e municione luftarak.
Sipas policisë i riu do të shiste në Sarandë.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 20-vjeçar ndërsa një 17-vjeçar tjetër është proceduar penalisht pasi dyshohet se ishin në dijeni të kësaj veprimtarie kriminale.
Ndërkohë e zjarrit pushkë, municionet luftarake si edhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari janë sekuestruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.