Connect with us

Kronike

Kapet me drogë ‘Milka’, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 47-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Sipas mediave vendase shqiptari është arrestuar në zonën e quajtur Bolzano. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur 3 blloqe hashash në total 269 gram të cilat ishin mbështjellë me letër plastike me mbishkrimin ‘Milka’.

47-vjeçari ishte kontrolluar më parë në zonën Don Boisco, ku policia ndërhyri pas raportimeve për aktivitete të trafikut të drogës.

Gjatë kontrollit në banesën ku banon 47-vjeçari u gjetën edhe një peshore precize, një pistoletë me llastiqe me tytë plumbi dhe 9 fishekë të kalibrit 8 mm. Për arsye hetimore identiteti i të arrestuarit nuk bëhet me dije.

Advertisement