Connect with us

Kronike

Kapet sërish 400 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, erdhi nga Tuniza! 6 në pranga, në kërkim 2 organizatorët

Sekuestrohet sërish naftë kontrabandë në Porto Romano. Policia njofton se ka sekuestruar 400 tonë naftë që ka ardhur kontrabandë nga i njëjti vend, Tuniza. Policia ka shpallur në kërkim dy organizatorët Juxhin Koka dhe Serxha Sula.

Në pranga ranë, Mohammed Sallit, 56 vjeç, kapiteni i anijes, Wissan Broud, 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, Hassan Broud, 47 vjeç, shefi i inxhinierëve, Sami Shanta, 25 vjeç, shefi i ofiçinës, Faez Ismaeil, 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, si dhe shtetasi shqiptar Nedio Mejdani, 34 vjeç, oficer i parë i anijes.

Një ditë më parë u sekuestrua 600 tonë naftë kontrabandë po në Porto Romano.

Advertisement