Connect with us

Bota

Kapet turku supermashtrues i monedhave virtuale

Kapet i shpalluri ne kërkim ndërkombëtar Faruk Fatih Özer.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

LAJMI NE PERDITESIM

VLORË- Arratia e turkut të shumëkërkuar Faruk Fetih Ozer, ka marrë fund! Bosi i kriptomonedhave, i cili dyshohet se u arratis nga Turqia, me 2 miliardë dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq me monedhën virtuale Thodex, u arrestua nga një operacion policor në një resort turistik në Palasë. Ai dyshohet se jetonte me një banesë me qira në Elbasan. Arrestimi i tij u krye pas përgjimeve nga policia, i cili fillimisht u lokalizua në Vlorë. Në pranga bashkë me të ka rënë edhe nipi i Armando Dukës Edevaldo Haxhiu, i cili shoqëronte dhe fshihte turkun në vendin tonë. Faruk Fetih Ozer, jetonte në një banesë me qira në Elbasan.

Po ashtu është arrestuar edhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Edevaldo Haxhiu, është arrestuar edhe më parë pasi dyshohej se kishte strehuar turkun Faruk Fetih Ozer, por u la në masën ‘arrest shtëpie’ nga gjykata.

Faruk Ozer i ka shpëtuar 6 operacioneve të mëparshme të zhvilluara deri tani në Durrës, Shijak, Vlorë, Tiranë. Imazhet e fundit të tij u filmuan në një hotel pranë 21 dhjetorit pasditen e 20 prillit 2021, ku u mor në Rinas me makinë nga Edevaldo Haxhia. Për ekstradimin e tij janë njoftuar autoritetet turke.

Faruk Fatih Özer dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.

Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit.

 

HISTORIA

Një vjedhje sipas modelit të Woody Allen ka tronditur Turqinë. 28 vjeçari turk Faruk Fatih Özer themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX është arratisur në drejtim të Shqipërisë apo Tajlandës, pasi kishte marrë nga investitorët 2 miliardë dollarë. Kjo pasi kompania e drejtuar nga ai ndaloi operacionet më 19 prill.

Özer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim që askush nuk e di me siguri, por mediat lokale dhe të huaja theksojnë se vendstrehimi i tij i ri është Shqipëria ose Tajlanda.  Ai gjithashtu mbylli edhe llogarinë e tij në Twitter, duke e bërë të pamundur që të gjendet vendndodhja e tij. Hetuesit turk kanë marrë në kontroll të gjithë kompjuterët dhe të dhënat nga kompania për të lokalizuar atë, por deri tani ato kanë qënë të pasuksesshme.

Edhe pse zhdukja e tij, nuk ka ardhur pa paralajmërim pasi 28 vjeçari kishte njoftuar përdoruesit se për shkak të një update në sistem ata nuk do të mund të përdornin llogaritë e tyre për 6 orë fillimisht.

Özgur Evren Kiliç, një nga avokatët e viktimave tha se edhe pse investitorët ishin paralajmëruar paraprakisht për vonesat, në moment që nuk mundën të logojnë në llogaritë e tyre dhe faqja u mbyll plotësisht,  kanë filluar të ngrenë padi kundër Özer në provincat ku ndodhen, duke paralajmëruar një betejë të madhe ligjore për biznesmenin turk.

Në THODEX janë gjithsej 400 mijë llogari dhe 391 mijë investitorë aktivë, duke pasur një vëllim mujor transaksioni prej 100 miliardë lira, afërsisht 12 miliardë dollarë. Duke bërë që me zhdukjen e tij ati të këtë realizuar mashtrimin më të madhe në historinë e Turqisë me vlerë 2 miliardë dollarë.

Skandali me kriptomonedhat, përkeqëson një botë e cila është diçka relativisht e re në Turqi. Me rritjen e inflacionit në vend vitet e fundit, sidomos gjatë pandemisë shumë qytetarë janë përpjekur që të mbrojnë kapitalin e tyre duke investuar në monedhat digjitale. Shumë prej tyre të magjepsur nga jeta luksoze e 28-vjeçarit nga Bosfori, investuan në rrjetin e tij, duke bërë që atij të mos i duhet shumë kohë dhe të bëhej më e madhja në vend. Por zhdukja e tij dhe mashtrimi i madh i të riut turk, paralajmëron edhe skandale politike ku në qendër të tyre është edhe ministri i jashtëm Mevlut Cavusoglu, pasi ai i fundit ishte shfaqur në një foto në krah të tij, edhe pse ministri ka mohuar ta njohë ose të ketë lidhje me të.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *