Connect with us

Kosova

Kapsolla në OKB/ Gërvalla përplaset me rusin e KS

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, në fillim të fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçic, u lejua që të flasë në gjuhën e popullit të tij në seancë, ndersa asaj si përfaqësuese e Republikës së Kosovës nuk iu pranua kërkesa që të flasë në gjuhën shqipe.

I menjehershem ka qene reagimi i përfaqësuest të Federatës Ruse, I cili I ka hedhur poshte keto pretendime

“Dua t’i hedh pretendimet e saj që Presidenca s’e ka lejuar atë që të flasë në shqip. Ne si Presidencë jemi informuar se ju keni preferuar të flisni anglisht siç keni bërë edhe herë të tjera”.

Për këtë reagoi edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili deklaroi se kjo nuk është në frymën e shumëgjuhësisë së Këshillit të Sigurimit.

Advertisement