Aktualitet
Karamuço; Shumë shpejt Dako do lërë qelinë
Për ekspertin Ervin Karamuço, ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, nuk i plotëson kriteret për masën e arrestit me burg.
“Ka sjellë dëm ekonomik. Nuk e shikoj në burg, sepse nuk plotëson kriteret për të qenë, në rastet e tjera, nuk i intimidon dëshmitarët. Është gjykuar përkohësisht. Ende s’ka vepër tjetër penale.”-tha eksperti Ervin Karamuço në Top Story.
Gazetarja Anduena Llabani tha se shumë shpejt, Dako do të lërë qelinë.
“Me këto akuza, nuk duhet të kishte masë arresti, e shoh të tepër, edhe për shkak të kushteve me të cilat Dako është sjellë karshi hetimit. Këto janë elementë kyç që çojnë në masën që vendos gjykata. E shoh proces të lehtë për Dakon. Pavarësisht se janë 200 banorë që pretendojnë që nga papërgjegjshmëria e zyrtarëve kanë humbur pronën apo shtëpinë e tyre, e shoh shumë të lehtë “shpërdorim detyre”. Pavarësish peshës që ka ky personazh, e shikoj si “peshkun e madh” por a do të jetë procesi i vërtetë gjyqësor, këtë kam pikëpyetjet e mia. Fakti që përfundon në “shpërdorim detyre”, shikoj që pozitat e tij në raport me masën e sigurimit, shumë shpejt Dako do të lej qelitë.”-tha gazetarja Anduena Llabani.