Bota
Karota pa shkop e Perëndimit, fuqizoi Vuçiçin
Profesori i Studimeve politike, Christian Edwards, duke komentuar zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, tha se kur Rusia pushtoi Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përshpejtuan kthesën e tyre drejt Serbisë. Në vend që të merreshin me kërkesat kontradiktore të shteteve përbërëse të një Ballkani të fragmentuar, kryeqytetet perëndimore përqendruan pjesën më të madhe të përpjekjeve të tyre, në një objektiv të veçantë. Politikat e tyre kishin dy synime. Së pari, ta fusnin Serbinë në vathën perëndimore, larg Rusisë. Së dyti, të lejonin administratat e tyre përkatëse që të fokusoheshin plotësisht në mbështetjen e Ukrainës. Por, 18 muaj më vonë, duket se qasja ka qenë e gjitha “karrotë” pa shkop, dhe si rezultat nuk po i arrin synimet e saj.
Ai theksoi se “Efektet e qasjes së zbutur të Perëndimit ndaj Beogradit ndihen më fort në Kosovë, e cila ka qenë e varur nga mbështetja perëndimore që nga shpallja e pavarësisë. Ndërsa më shumë se 100 vende e njohin sovranitetin e saj, Serbia nuk e njeh, duke e parë atë si një shtet të shkëputur. Përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve – të mbikëqyrura nga SHBA dhe BE – kanë qenë të tensionuara dhe herë pas here të dhunshme”
“Eshtë e qartë se kush është ende trazovaçi i Ballkanit”, tha Christian Edwards për CNN, duke shtuar se koha do të dëshmojë se ky ‘investim’ për të qetësuar Serbinë do të shkojë dëm.