Pinknews
Karriera e Elia Zaharias shkaku i divorcit nga Princ Leka
Pas ndarjes nga Elia Zaharia, fokusi kryesor i Princit Leka është vajza e tyre, Princesha Geraldinë. Erion Teli, ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Oborrin Mbretëror foli në një intervistë për “Canapé” rreth divorcit të bujshëm.
Teli thotë se Princesha Geraldinë frikësohet se mos i marrin babanë dhe nuk lejon njeri që t’i afrohet për ta takuar.
Erion Teli: Ka qenë shumë e vështirë marrëdhënia me vajzën, me Princeshën sepse ajo në mënyrë absolute nuk do që ta ndajë babanë e saj me ne. Sa herë që ne i afrohemi Princit Leka për ta takuar ose për ta përshëndetur, aty ku është Princesha Geraldinë ajo qan dhe kërkon patjetër me insistim të largohemi me frikën se mos ia marrim babanë.
Erion Teli: Unë besoj, ky është opinioni im personal, nuk mund të them gjë zyrtare, është opinioni im personal që karriera e zonjës Zaharia ka qenë një moment që ka sjellë mungesën e saj në detyrat që ka pasur si ish-Princesha shqiptare. Karriera e saj si aktore dhe të gjithë kemi qenë pranë oborrit mbretëror kemi shpresuar që të kemi një Grace tjetër, një princeshë Grace që ka qenë e Monakos, pati një bum në karrierën e saj artistike, ajo vendosi që të mbante rolin që tashmë kishte si Princesha e Monakos. Zonja Elia Zaharia për një moment, mund të ketë shumë arsye, duke e njohur personalisht është shpirt i lirë, nuk mund ta akuzoj për asgjë. Është njeri artist në kuptimin e plotë të fjalës, bija e një artisteje të madhe shqiptare që është Yllka Mujo, ndoshta ky ka qenë, besoj, fillimi i çarjes së tyre.
Teli shtoi se edhe për vetë oborrin mbretëror divorci ishte i papritur pasi kishin shpresuar për zgjerimin e familjes.