Kronike
Kasaphanë në Prizren, sherr me armë mes shqiptarëve
EMRI+FOTO/ I dënuar për trafik droge, kush është pronari i klubit në Prizren që qëlloi mbi tre shqiptarët, jeta mes luksit
PRIZREN- Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31-vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu në Prizren mëngjesin e sotëm. Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Cobra’ është pronar i klubit të natës ku dhe ndodhi sherri mes shqiptarëve, që përfundoi me një viktimë.
Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.
Detaje/ Si ndodhi vrasja në Prizren, shqiptarët nuk kishin armë me vete, pronari i klubit i ndoqi nga pas me makinë
PRIZREN- Detaje të reja kanë dalë nga sherri mes shqiptarëve në Prizren dhe pronarit që rë një klubi nate që ata po frekuentonin. Fillimisht tre shqiptarët nga Kukësi kanë nisur sherrin me grushte dhe sende të forta në klub, për motive të dobta.
Por në momentin që po largoheshin, pronari i klubit Dibran Hoxhaj, i ka qëlluar me armë, duke plagosur dy prej tyre. Rrugës për në spitalin e Kukësit, 31-vjeçari i plagosur Visar Cengo ka humbur jetën, ndërsa i plagosuri tjetër Rufgen Shehu ndodhet në spital.
EMRAT/ Përplasja e klubin e natës në Prizren, dalin emrat shqiptarëve të vrarë e të plagosur
PRIZREN- Janë zbuluar identitetet e personave që u përplasën mëngjesin e sotëm në një klub nate në Prizren. Mësohet se ka qenë vet pronari i klubit të natës në Prizren, Dibran Hoxhaj që ka qëlluar mbi shqiptarët.
Ndërkohë që nga të shtënat ka mbetur i vrarë 31-vjeçari Visar Cengo dhe i plagosur Rufgen Shehu. Ndërsa Arben Basha ka arritur që të mbrohet dhe të mos plagoset. Ende nuk dihen rrethanat e nisjes së sherrit mes këtyre personave.
Përplasje me armë zjarri në klub nate në Prizren, vritet një shqiptar nga Kukësi, plagoset 27-vjeçari
PRIZREN- 1 i vrarë e një i plagosur. Ky është bilanci i sherrit të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren. Mësohet se tre shqiptarë nga Kukësi janë përplasur me disa shqiptarë të Kosovës në lokalin e natës që po frekuentonin.
Dy nga kuksianët me iniciale V. C. 31 vjec dhe R. Sh. 27 vjeç janë plagosur nga një shqiptar i Kosovës me iniciale D.H. Por në teksa po transportoheshin në lokal, nga një person i tretë me iniciale A.B, 31-vjeçari ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit ku pas një konflikti me disa shqiptarë të Kosovës në një lokal nate, personi me iniciale D. H ka qëlluar me armë drejt mjetit të shqiptarëve.
Njoftimi i Policisë:
Kukës/Informacion paraprak. Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.
Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre. Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.