Connect with us

Sport

KATAR 2022/ Dramë në grupin C

Argjentina fitoi 0-2 me Poloninë për grupin C të Kupës së Botës. Golat e Mac Allister dhe Alvarez i dhanë të drejtën skuadrës së Scalonit që të kalojë në 1/8 e kompeticionit si kokë grupi. Megjithë humbjen kundër Albicelestes, edhe Polonia kalon më tej si e dyta e grupit duke pasur golavarazh më të mirë se Meksika që ka po katër pikë.Dueli nisi mirë për Argjentinën, teksa Messi në minutën e 39 humbi penalltinë. Nga 11 metra gardiani Szczesny priti gjuajtjen e Messit, që humbet kështu dy penallti në Kupat e Botës. Nisja e pjesës së dytë ishte e duhura për Argjentinën teksa gjeti golin e epërsisë me Mac Allister. Në të 67 minutë Alvarez shënoi një gol të bukur për të vulosur shifrat. Argjentina kalon në 1/8 si kokë grupi dhe luan me Australinë, ndërsa Polonia falë golavarazhit kualifkohet dhe e pret Franca në fazën që vjen. Meksika dhe Arabia Saudite eleminohen. Meksikanët me pikë të njëjta sa Polonia skualifikohen falë golavarazhit.

VIDEO:

Renditja:

Ndeshja me Poloninë, Leo Messi thyen rekordin e Maradonës

Argjentina fitoi 2-0 me Poloninë duke u kualifikuar si e para e grupit C për në 1/8 e Botërorit. Me këtë 90 minutësh, Leo Messi shkon në 22 ndeshje të zhvilluara me Argjentinën në Kupat e Botës, duke kaluar Maradonën që luajti në 21 ndeshje. Nga tetë gola kanë shënuar si Messi dhe Maradona në Kupat e Botës.

Argjentina fitoi 2-0 me Poloninë duke u kualifikuar si e para e grupit C për në 1/8 e Botërorit. Pas ndeshjes Leo Messi foli për mediet duke thënë se pas penalltisë së humbur nga ai, skuadra u forcua më shumë. Në fazën me eleminim direkt Argjentina luan me Australinë.

“Ekipi ishte i bindur se ne do ta fitonim. E dinim që pas golit të parë ndeshja do të luhej më shumë se kurrë ashtu siç dëshironim. Pasi humba penalltinë, ekipi u forcua dhe reaguam. Tani fillon një Botëror tjetër. Shpresoj se mund të vazhdojmë atë që po bëjmë sot”, tha Messi.

67′ / Polonia 0-2 Argjentinë. Skuadra e Scalonit shënon golin e dytë me Alvarez. Pas asistit të Fernendez sulmuesi i ri shënon një gol fantastik. Polonia “në tapet” gjatë kësaj përballje, teksa vijon të jetë në 1/8 së bashku me Argjentinën deri në këto çaste.

 

VIDEO/ Festë e madhe në Doha, Argjentina kalon në avantazh

46′ Polonia 0-1 Argjentinë. Mac Allister kalon në avantazh Albicelesten vetëm pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë. Një aksion i rrjedhshëm nga krahu i djathtë dhe krosimi perfekt i Molinës bëjnë që Argjentina të gjejë epërsinë.

 

Rekord negativ për Messin, ja sa penallti ka humbur sulmuesi në Kampionatet Botërore

Lionel Messi e çon në dy gabimi nga 11 metra në Kupën e Botës. Sulmuesi i Argjentinës gaboi nga pika e bardhë e 11 metrave në sfidën që po luajnë kundër Polonisë në Katar 2022. Gardiani polak, Szczesny kuptoi krahun dhe e largoi topin nga trajektorja. Pas humbjes së 11 metërshit në Kupën e Botës 2018 në Rusi kundër Islandës, Messi vendos rekord negativ edhe në Katar, teksa çon në dy gabimet nga pika e 11 metërshit në Botëror.

VIDEO/ Penallti me VAR, Lionel Messi gabon nga 11 metra në Kupën e Botës! Perfekt Szczesny

38′ / Poloni 0-0 Argjentinë. Lionel Messi gabon penallti në Kupën e Botës. Në të 38 minutë portieri Szczesny ndali “Pleshtin”. Penalltia u dha pas konsultimit me VAR.

 

Advertisement