Sport
Katar 2022/ ‘Perandori’ nuk mund ta shoh Kupën e Botës
Ikona e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer nuk do të udhëtojë në Katar për të parë ndeshjet e Kupës së Botës për shkak të arsyeve shëndetësore.
“Unë nuk do të udhëtoj për në Katar. Do t’i uroj fat ekipit tonë përpara televizorit”, tha Beckenbauer për revistën ”Bunte”, i quajtur ndryshe edhe si ”kaiser” (”perandor” në gjermanisht – shën. i përkth.).
“Unë kam një të ashtuquajtur infarkt të syrit [neuropati optike anteriore ishemike] në njërin sy. Fatkeqësisht, nuk mund të shoh asgjë në syrin e djathtë. Mund ta përballoj këtë. Dhe duhet të jem i kujdesshëm me zemrën”, tha 77-vjeçari.
Beckenbauer fitoi Kupën e Botës si lojtar në 1974 dhe si trajner në 1990.
Ai ishte gjithashtu organizatori kryesor i Kupës së Botës 2006 në Gjermani, por është zhdukur nga syri i publikut në vitet e kaluara dhe rrallë i ndjek ndeshjet.