Connect with us

Sport

Katar 2022/ Serbët: Hakmerruni ndaj Xhakës dhe Shaqirit

KATAR- Zdravko Kuzmanovic, ish-futbollisti i përfaqësueses së Serbisë i cili ishte pjesë e asaj skuadre në Botërorin e vitit 2010, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane “20min”. Ish-mesfushori i Interit dhe shumë skuadrave të tjera, nuk e ka harruar ende shqiponjën e Xhakës e Shaqirit në Botërorin e vitit 2018 dhe ka porositur lojtarët serbë që të hakmerren ndaj dy shqiptarëve në fushë.

“Simboli i shqiponjës dykrenare ishte një turp, thjesht e trishtuar. Sporti dhe politika duhet të ndahen, dhe ata nuk e bënë këtë. Nëse do të kisha qenë lojtar serb në atë Botëror, me siguri do ta eliminoja në fushë Xhakën ose Shaqirin”, tha Kuzmanović. “Të them sinqerisht, zviceranët duhet të jenë të gatshëm për çdo gjë: Serbia nuk ka asgjë për të humbur. Nëse provokon, duhet të presësh të njëjtën gjë. Ekziston një thënie e bukur: të gjithë i takon dy herë në jetë”. Pëfundon ish-mesfushori.

Advertisement