Connect with us

Lifestyle

Katër këshilla që do t’ju ndihmojnë të mos sëmureni shpesh

Dermatologu Charles Puza, i cili ka studiuar në universitetet e Harvardit dhe Duke, ka ndarë katër gjëra që duhet të shmangi nëse nuk dëshironi të sëmureni shpesh.

Për të shmangur mikrobet, Puza rekomandon të pastroni pjesën e sipërmve të kanaçeve të aluminit, të shmangni limonët në pije, të mos prekni dorezat e dyerve dhe të dezinfektoni shpesh telefonin.

Ai thotë se pjesa e sipërme e kanaçeve të kontaminuara me baktere dhe myk, prandaj duhet ta pastroni përpara se të konsumoni një pije.

Puza gjithashtu këshilloi të shmangi limonët, duke qenë se janë artikulli më i papastër në kuzhinë, kështu sugjeron të mos i vendosni në ujë.

Një pjesë që gjithashtu nuk duhet ta prekni me duar, por me ndonjë mbulesë, janë dorezat e dyerve.

Sipas ekspertit shumica e tyre janë të mbushura me baktere.

Është e rëndësishme gjithashtu të dezinfektoni shpesh telefonin, duke qenë se e marrim kudo me vete, dhe ka plot baktere.

Advertisement