Connect with us

Kronike

Katër të pla’gosur nga të sht’ënat me ar’më, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi ku u plagosën 4 persona janë publikuar së fundmi. Të shtëna me armë zjarri u regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Persona të paindentifikuar kanë ndjekur mjetin ‘G Class” nga rrethrrotullimi i Shkozës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij gjatë ndjekjes. Siç shihet edhe nga pamjet policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet. Në vendngjarje po kontrollohet për të gjetur gëzhojat e plumbave me të cilat u qëllua në drejtim të 4 personave.

Në mesin e të plagosurve janë edhe dy të mitur të moshave 11 dhe 17 vjeç. Të plagosurit janë identifikuar si 34-vjeçari Arens Stafa, 17-vjeçari Marko Demiraj, 11-vjeçari Dior Demiraj dhe 19-vjeçari Kian Mullaj. 34-vjeçari dhe 17-vjeçari janë marrë plagë në dorë dhe krah. Dy të miturit e tjerë janë futur në sallën e operacionit.

Të katër të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës. Autorët pasi kanë qëlluar me armë janë larguar dhe e kanë djegur makinën në Lundër. Automjeti i djegur mbante targat AA 040 YV.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Në përputhje me standarded JT

Advertisement