Pinknews
Katy Perry nën hetim në Spanjë, akuzohet se ka filmuar në një zonë ekologjike pa autorizim
Zyrtarët në Spanjë po hetojnë këngëtaren Katy Perry, pasi dyshojnë se videon e fundit muzikore e ka filmuar në një zonë ekologjike nën ruajtje shtetërore në Ishujt Balearik pa autorizim.
Këngëtarja amerikane ka publikuar videoklipin e këngës Lifetimes, pjesë e albumit të saj të fundit 143. Në videoklip shihet Perry teksa feston dhe shijon plazhin me sfond dunat e rërës në ishullin S’Espalmador e Formentera. Këto pamje kanë ngritur shqetësim për autoritetet.
Qeveria spanjolle ka deklaruar se kompania e prodhimit, përgjegjëse për videon, nuk ka kërkuar leje për xhirimet.
Si pasojë, në njoftimin e tyre thuhet se “kanë nisur veprimet hetimore paraprake”. Por, zyrtarët theksuan se Katy Perry nuk ishte nën hetim për ato që i quajtën “krime kundër mjedisit”, pasi xhirimet mund të autorizohen në zonë.
Departamenti theksoi se sipas Planit të Menaxhimit të Burimeve Natyrore, aktivitetet qe përfshijnë “fotografimin, kinematografine ose videografine” për një “qëllim reklamimi ose ekspozimi tregtar” kërkojnë autorizimin e shprehur të ministrisë spanjolle te mjedisit.
S’Espalmador është një ishull i pabanuar që ndodhet në veri të Formentera dhe është afërsisht 3 kilometra i gjatë. pjesë e parkut natyror Ses Salines de Ibiza dhe Formentera që nga viti 1980, dunat në ishullin e vogël në pronësi private janë me “vlerë të madhe ekologjike”, sipas faqes së turizmit të qeverisë rajonale.
39 vjeçarja Perry ende nuk ka komentuar për hetimin mbi të.