Connect with us

Pinknews

‘Ke ardhur të ndihmosh Luizin të fitojë?’/ Efi sqaron gjithçka

Teksa 6 maji po afron, bisedat për finalen janë edhe më intensive në shtëpi. E shpallur finalistja e dytë, Efi e shikon veten fituese.

Ndonëse ajo ka qenë mbështetësja numër një e Luizit dhe ka lobuar që ky i fundit të shpallet fitues, Efi mesa duket ka ndryshuar mendje.

Duke biseduar me Qetsorin ajo u shpreh se Luizin thjesht e ka mbështetur dhe ka shprehur dëshirën që ato të dy të shkonin në finale, por jo që ai të fitojë çmimin e madh nëse është përballë saj.

 

 

Efi madje bëri edhe një krahasim me dy finalistët e vitit të kaluar. Sipas saj, ato ishin dy karaktere të ndryshëm, njëri më popullor dhe tjetri më i qetë.

Kjo e fundit u shpreh se do dëshironte që këtë vit ta fitonte një femër dhe pse jo, ta rrëmbente ajo çmimin e madh.

Advertisement