Connect with us

Pinknews

Kejvina Kthella rrëfehet si kurrë më parë

Modelja Kejvina Kthella ka kujtuar një aksident që ka kryer para disa vitesh, në një kohë kur ishte person në kërkim.

Ajo tregoi se ishte së bashku me shoqet e saj, kur goditi nga pas një makinë teksa po ecte me shpejtësi.

Madje gjatë rrëfimit ajo e krahasoi veten me pilotin gjerman Schumacher.

“Unë kam ikur nga vendi ngjarjes njëherë, e di që është gabim, kërkoj shumë falje, isha person në kërkim për ca kohë. Se e dini mua kur më kap adrenalina, nuk ndaloj dot. Isha në makinë me dy shoqe , kot s’kisha punë fare, isha aty te dalja e Farkës, po bëja si Schumacher, rruga ishte ngushtë, makina ime është edhe madhe dhe e mori para këtë makinën e vogël, tip Fiati. Këta ishin çift ishin nisur dhe për spital të shkretët. Ky burri ishte i mirë, po ajo gruaja moo, si gratë. Edhe prit ne të vinte dikush, nuk po vinte. Ika unë pastaj , për Vlorë me shoqet, hëngrëm një darkë”, tha Kthjella.

Advertisement