Pinknews
Kejvina vazhdon të rrëmbej vëmendje
Kejvina Kthella vazhdon të jetë aktive në profilin e saj në Instagram me publikimin e imazheve që nuk e lënë askënd indiferent.
Biondja e bukur ndiqet nga afro 830 mijë fansa në këtë rrjet social, të cilët i presin me kërshëri postimet e reja.
Gjatë të dielës, modelja ka pozuar me të brendshme që ia vënë në plan të parë hiret e saja.
Fotografitë kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime një orë pas publikimit në Instagram.
Ditë më parë ajo ka pozuar me fustan të shkurtër, të verdhë, duke iu referuar vetes si “bionde vagabonde”.