Connect with us

Politike

Këlliçi: Tirana kërkon drejtësi

Kandidati i Partisë Demokratike për kryeqytetin, Belind Këlliçi ka publikuar sot shkresën ku Partia Demokratike ka kallëzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në SPAK, për të hetuar procedurën e ndjekur me rastin e tenderit të rrugës “Xhon Belushi”. Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se ky është një premtim i mbajtur dhe kërkon drejtësi nga SPAK për një hetim real.

POSTIMI I KELLICIT:

Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!
Kallëzimi në SPAK u krye. Tenderi fiktiv i Rr. “Xhon Belushi” i shkon drejtësisë për ta gjykuar.
Tirana kërkon drejtësi nga SPAK!
Ditën apo natën, ne bashkë do të ndalojmë çdo tentativë të bashkisë për të vjedhur.
Ju falenderoj të gjithëve për denoncimet!
Së bashku e ndalim vjedhjen! Së bashku e #FitojmëTiranën.

Skandali me tenderin, PD kallëzon në SPAK Veliajn për "Xhon

Megaskandal u denoncua nga Partia Demokratike disa ditë më parë. Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi se një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës John Belushi, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi. Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Por kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD. Ai shton se rruga do ndërtohet me paratë e ndërmarrjes. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë.

Advertisement