Connect with us

Aktualitet

‘Kemi frikë për jetën’/ Depozitimi i 2100 ton mbetje, banorët e Durrësit në protestë

Banorët e zonës ku janë depozituar 2100 ton mbetjeve të dyshuara “toksike” protestuan sot kundër magazinimit të kontenjerëve me mbetje të rrezikshme. Ata iu kërkuan autoriteteve që magazanimi i mbetjeve të mbahet larg banesave të tyre, për shkak të përmbajtjeve të tyre.

BANORËT E ZONËS:

“Kemi 30 vjet që jetojmë këtu, është një zonë e ndotur, kemi pasur probleme me mbeturinat, kanë vdekur njerëzit nga tymrat që krijoheshin nga djegia e mbeturinave”.

“Kemi frikë për jetën, kanë vdekur njerëz nga papastërtitë, nga plehrat, nga mbeturinat që digjeshin”.

Venddepozitimi i sapokrijuar ku ndodhen rreth 2100 mbetje të metalurgjikut është nën administrimin e AAPSK dhe nën monitorim të plotë të kamerave dhe policisë.

Çdo procedurë regjistrohet në proces-verbal, konteinerët vetëm do të magazinohen, pra nuk do të hapen dhe nuk do të kryhet asnjë veprim tjetër deri në përfundim të hetimeve. Në fund, do kryhen paralelisht hetime dhe analiza, kjo për të verifikuar dhe rrezikshmërinë që këto mbetje mbartin për qytetarët dhe mjedisin.

Advertisement