LAJMI I FUNDIT
Kemi prova dhe do t’i ndjekim penalisht vrasësit gjakftohtë/ Vuçiç i drejtohet popullit
Presidenti serb Aleksandër Vuçic tha se Serbia ka prova dhe do të ndjekë penalisht vrasësit gjakftohtë. Në një prononcim për gazetarët, ai ka thënë se ka deklarata dhe prova që e vërtetojnë Ai ka theksuar gjithashtu se Prishtina tani ka marrë “carte blanche” nga këshilltarët dhe ndihmësit e saj të jashtëm. Duke komentuar letrën e Millan Radoiçiqit, Vuçiq tha se nuk ka pasur kohë ta lexojë të plotë. “Ai do të duhet të përgjigjet, jam i sigurt se organet kompetente kanë çfarë ta pyesin. Ai dhe djemtë që e mbeshteten janë krenarë për këtë dhe e shohin ndryshe. Nuk mendoj se askush nuk ka të drejtë të vrasë dikë. Radojicic ndoshta nuk ka marrë pjesë fare në atë hisotri, por kjo nuk është pyetje për ne, por për prokurorin” – tha Vuçic duke shtuar se policia në bazë të raportimeve të mediave duhet të mbledhë informacione të caktuara dhe më pas prokurori të marrë vendim për ngritjen e aktakuzës. I pyetur për deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borell, lidhur me masat ndaj Serbisë, ai tha se po pret se çfarë do t’i thonë Serbisë. “Por njerëzit nuk duhet të shqetësohen, ne do të ruajmë paqen dhe stabilitetin, pavarësisht vështirësive të mëdha. Ne nuk do të rrezikojmë përparimin e Serbisë”, nënvizoi Vuçic. Lidhur me vendimin e NATO-s për shtimin e trupave të KFOR-it, presidenti serb u shpreh se nuk shqetesohet fare. Kurti – tha ai – nuk do të jetë në gjendje të egërsohet dhe ky është një lajm i mirë