Connect with us

Politike

“Kemi punë me Edi Ramën”/ Berisha Do mbledhim Kryesinë, do vendosë me urgjencë fillimin e revoltave që nuk ndalen

Në foltoren e radhës me demokratët e Elbasanit, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se ditën e nesërme do mblidhet kryesia e partisë e cila do vendosë me urgjencë fillimin e revoltave.

Kryedemokrati theksoi se demokratët kanë punë me Edi Ramën dhe janë në gjak me të për votën e lirë.

Berisha: Ata që janë gati, me ata do ngrihemi. 3000 shqiptarë janë gati që nesër. Do shtohemi. Nuk rrihet më. E liroi. Për të zgjedhë kryetari i SPAK, duhet të shkojë gjithë bota aty se e rrëmben Edi Rama. A ecet kështu? Kemi punë me Edi Ramën. Është në gjak për votën tonë. O do votojmë të lirë ose do shuhemi. Nuk mund të rrijmë në funksion të një farse.

Janë diktaturat që do përfundojnë atje ku e kanë vendin. Ndaj dhe nesër në drekë mblidhet Kryesia e PD-së. Vendosë me urgjencë për fillimin e revoltave që nuk ndalen më kurrë gjer në largimin e Edi Ramës. Pati që nuk e kuptuan si duhet protestën e kryeministrisë. E filluam për të zenë vendin. Aty ditë e natë deri sa të rrëzojmë Edi Ramën. Është sheshi ynë, sheshi i fitores.

Advertisement