Connect with us

Politike

‘Kemi zgjedhur listën e burrave, këta që janë strehuar në bunker, janë besnikë ndaj kryetarit’

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Shehi u ndal edhe tek listat e kandidatëve, duke theksuar se kanë zgjedhur listat e hapura, pasi qytetarët shqiptar duhet të zgjedhin se kush duhet të shkojë në parlament.

“Ne kemi zgjedhur listën e burrave, në listë të hapur cili do zgjedhë populli shqiptar ai do shkojë në parlament. Këta zotërinjtë janë strehuar me listat e mbyllura. Besnikë ndaj kryetarit.

Lista që ofrojmë ne është lista e hapur, qytetarë të ndershëm. Një pjesë janë të rinj, janë të gjithë të shkolluar, çdo komunitet i njeh njerëzit, ofrojmë edhe një program të thjeshtë. Qytetarët atë duan që shteti t’i përgjigjet. Po ashtu edhe mbështetje për drejtësinë”, u shpreh Shehi.

Ai po ashtu komentoi edhe kritikat që janë bërë lidhur me emrat e familjarëve të vendosur në lista, duke thënë se janë thjesht fiktive.

“Janë vende që është një taktitë që është bërë për hir të këtij ligji. Na kanë detyruar shkruani 12 emra. Pra do të dorëhiqen. Unë i kam orientuar që të vendosin njerëz të tyre që t’i japin garanci pjesë tjetër.

Për Tiranën e kam marrë unë përsipër…për të garantuar kolegët e vet që njerëzit do të dorëhiqen,. Ky është një diskutim vagabondësh që e bëjnë ato që janë me lista të mbyllura.

Nuk ka pse shqetësohen, duhet t’i shqetësojnë familjarët që janë te listat e sigurta të PD dhe PS. Ne i kemi futur në një listë të vdekur që nuk ka vlerë”, tha ndër të tjera ai.

Advertisement