Connect with us

Politike

“Këneta duhet tharë!”/ Rama: Ju kërkoj ndjesë që e bëra Ilir Vrenozin protagonist

 Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Korçë. Rama tha se u kërkon falje korçarëve që e bëri sipas tij protagonist demokratin Ilir Vrenozi “në një moment të gabuar”. Ai shtoi se opozita nuk duhet votuar kurrë teksa tregoi rastin e një videoje që kishte parë ku sipas tij shfaqej një deputet i PD-së.

“Dua ta nis me një ndjesë që e bëra Ilir Vrenozin protagonist në një moment të gabuar që më pas u bë pjesë e një pornoje politike në Pallatin e Sportit, që besoj unë, këneta i dha të gjithë Korçës dhe të gjithë korçarëve në radhë të parë të gjitha arsyet pse duhet tharë dhe nuk duhet votuar më kurrë nga Korça. Kurrë!

Edhe për hirë të së vërtetës historia ishte shumë e thjeshtë. Se më tregoi Niko një video të një deputeti këtu të kënetës që ishte një gjë e pabesueshme. Në një kafe ishin vetëm burra bënte ‘uuuu’ edhe ata çoheshin ‘bravooo’ edhe nuk e besoje dot se ky ishte deputet

Korça zgjodhi Fan Nolin, në 2025, këneta thotë zgjidh Fidelin. UUU, kur bënte uuu, i fryheshin mëngët. Më vjen keq se ka dhe emrin e një shoku tim. Skandal, e tmerrshme. Shikoni çfarë kontrasti, e patë si nisi takimi këtu me mandolina dhe kitara, dhe e tërë Korça e pa çfarë ndodhi në Pallatin e Sporti, një shfaqje e lemerishme, antievropiane, antikorçare”, tha Rama.

Advertisement