Connect with us

Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni fillimisht si do të jetë moti

Muaji mars ka nisur me mot të paqëndrueshëm. Një mbërthim nga fronti okluz prej orëve të mesnatës bëri që pjesa më e madhe e territorit tonë të përfshihej nga shtrëngata të herë pas herëshme e stuhi afatshkurtra.

Edhe për fundjavën që presim moti parashikohet të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me mbizotërim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e shiut do të jenë të herë pas herëshme me intenistet të ulët dhe në formë shtrëngatash të karakterit lokal gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi 10-15m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës të forcës 2-3ballë.

Advertisement