Politike
‘Keni mbështetjen tonë’/ Basha pret delegacionin nga Ukraina në Tiranë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njëherësh reporter i Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, u takua me një delegacion nga Ukraina ne përbërje te cilit ishin deputetë, ekspertë të çështjeve politike, opinionistë dhe aktivistë.
Basha ka shprehur mbështetjen e tij dhe të PD për udhëheqjen dhe popullin e Ukrainës, të cilët vazhdojnë të përballen me guxim heroik me agresorët rusë. Këto janë ditë të errëta jo vetë për Ukrainën por dhe për botën demokratike, e cila po përballet me tentativën e tjetërsimit me luftë të tërësisë teritorale të një shteti sovran e të pavarur.