Kronike
‘Kërcasin’ me VIDEO prangat në Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari
Adriatik Budani, 52-vjeç ka rënë në prangat bluve të Vlorës me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian pasi është i dënuar atje me 15 vite burg
Budani është dënuar për disa vepra penale të kryera në Itali dhe ishte i shpalur në kërkim ndërkombëtar.
Vlorë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Poro”.
I dënuar me 15 vjet burgim, për disa vepra penale të kryera në Itali, lokalizohet në fshatin Poro dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 52-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, mbështetur dhe në inteligjencën informative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Poro”. Si rezultat u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Adriatik Budani, 52 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.
Gjykata e Apelit, Brindizi, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.