Kosova
Kërcënim apo kurth? Ja çfarë pritet të ndodh më 1 qershor
Askush nuk po i sulmon serbët në veri të Kosovës” – kështu ka reaguar Qeveria e Kosovës ndaj kërkesës së Listës Serbe që kryeministri Albin Kurti të ndalë “represionin”.
Edhe pse kjo parti – më e madhja e serbëve në Kosovë – nuk ka ofruar ndonjë provë për represionin e përmendur, ajo ka paralajmëruar se nëse ai nuk ndalet, serbët, nisur nga 1 qershori, “do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet”.
Lista Serbe nuk ka saktësuar se çfarë do të thotë “mbrojtje me të gjitha mjetet”, por Verolub Petroniç, nga Qendra Humane në Mitrovicë, beson se ka shumë gjasa që të bëhet fjalë për protesta qytetare dhe sipas tij, autoritetet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme dhe “të mos krijojnë shkak” për trazira në veri.
Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët janë pjesë e Komisionit parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, thonë se ultimatumi i Listës Serbe është kërcënim ndaj institucioneve.
Aleksandçr Popov, drejtues i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, vlerëson se palët duhet të përmbahen dhe të mos bëjnë veprime të njëanshme, sidomos të tilla që mund ta radikalizojnë situatën edhe më tej, sepse gjërat pastaj mund të shkojnë tepër larg
Sipas tij, ekziston përshtypja se Kosova dhe Serbia duan t’i shmangen zbatimit të një marrëveshjeje të re për normalizimin e marrëdhënieve, e cila është arritur në muajin mars në Ohër, duke krijuar pretekste të ndryshme.