Connect with us

Kosova

Kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, avokati Ngjela shpërthen ndaj Gjuriqit: Mjaft me…!

Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, avokati Spartak Ngjela reagoi me tone të ashpra ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm serb, Marko Gjuriç, i cili pretendon se serbët në Kosovë po përballen me keqtrajtim.

Ngjela e cilëson këtë si pjesë të një fushate të vjetër propagandistike serbe, që sipas tij synon të shtrembërojë realitetin politik dhe historik të rajonit.

Ai sjell në vëmendje kontrastin midis së kaluarës, kur shqiptarët ishin minoritet i shtypur në Jugosllavi, dhe të tashmes, kur serbët përbëjnë një pakicë të vogël në një Kosovë të pavarur dhe të mbrojtur ndërkombëtarisht.

Ngjela shpalos qëndrimin në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës dhe të forcimit të faktorit shqiptar në Ballkan, duke e interpretuar reagimin serb si shenjë frike dhe dobësie përballë realitetit të ri gjeopolitik.

“Fakti që regjimi kriminal serb, shekullor antishqiptar, po ankohet sot se serbët e Kosovës po keqtrajtohen nga shqiptarët e Kosovës, kërkon të balancojë historinë e tyre kriminale antishqiptare, me kohën kur shqiptarët kanë qenë pakicë etnike e trajtuar kriminalisht në Serbi. Të gjitha këto pretendime janë gënjeshtra, sepse sot Kosova ka monitorim ndërkombëtar dhe shumë trupa ushtarake amerikane janë aty në mbrojtje të shtetit të ri të Kosovës” – Ka theksuar Ngjela duke potencuar se “Koha tani ka ndryshuar në favor të shqiptarisë, por pretekstet për të sulmuar Kosovën, gjoja në mbrojtje te pakicës serbe; janë manovrime të të dobëtit të sotëm që ka qenë sundues barbar i Kosovës; por që tani është i mundur”

Advertisement