Kosova
Kërcënimet e Vuçiçit, eksperti zbulon datat dhe skenarin

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ka folur rreth atyre që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor, dhe u shpreh se “ka mundësi që Serbia të sulmojë Kosovën”.
Sipas tij madje janë disa data në tavolinën e Vuçiçit, i cili është treguar kohët e fundit shumë i ashpër në lidhje me qëndrimet e Perëndimit pro Kosovës.
“Ku do të vendosen, si do të ndodh dhe kur mund të ndodh, këto janë disa çështje variable. Mund të presim veprime të caktuara para mbajtjes së zgjedhjeve në parlamentin europian apo gjatë procesit zgjedhore në Unionin Europian” – deklaroi eksperti i njohur
“Ndoshta do të ndodh më 24 shtator, në 1-vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, një aktivitet të caktuar të cilin e ka paralajmëruar edhe Vuçiç, ose do të lidhet me dy data të tjera të rëndësishme siç është data e zgjedhjeve në SHBA” – theksoi Shala
Sipas tij, janë shumë data në tavolinë.
“Ajo çfarë mund të thuhet me bindje, është se lufta Ukrainë- Rusi, po jep atribut dhe impakt të caktuara edhe në Beograd. Ukraina është duke humbur territor. Rusia është duke avancuar. Nga këto zhvillime Vuçiç ka marrë në konsideratë të kthehet në dialogun për të krijuar botën serbe të cilin e dëshiron prej kohësh, bashkë me të edhe kisha ortodokse serbe.”- shpjegoi eksperti.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka bërë së fundi një paralajmërim për Perëndimin, që sipas tij, duhet të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë, dhe me një deklaratë të tillë, ai po lë të kuptohet se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, do ta humbasë Serbinë.
”Nuk është problem, i doni ata por nuk na doni ne. Nëse doni ata, nuk do të na keni ne. Doni ata dhe doni t’i ndihmoni, vazhdoni, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvojë pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara. Do presim momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë” – deklaroi pak ditë më pare presidenti serb.

