Politike
Kërcënimet ndaj politikanëve/ Debat mbi planet për të eleminuar Nanon, Berishën dhe Murrizin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço bëri deklaratën e fortë, se rrezikun më të madh për t’u vrarë e ka pasur Sali Berisha.
Ndërkohë Karamuço shtoi se kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe se ka një arsye për këtë.
Karamuço: Rrezikun më të madh për t’u vrarë ka qenë Sali Berisha, e ka pasur në mars të 1997. Një grup i veshur me uniforma kanë sulmuar presidencën, njëri prej tyre ka vdekur. Nuk e di pse nuk u zbardh rasti. A ishin shqiptarë, të huaje, etj.
Dervishi: E di kush është personi që është vrarë, është një fryrje.
Karamuço: Unë jap versionin që di, të thënë dhe të lexuar. Unë e kam edhe nga bashkëpunëtorë të ngushtë që kanë vajtur një orë pas ngjarjes.
Dervishi: Mendon se nuk do e kishte thënë Sali Berisha këtë deri tani?
Karamuço: Është fryrë, nuk është fryrë, është tjetër gjë. Kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe ka një arsye.
“Donin të na vrisnin në Lazarat”/ Rrëfehet truproja e Fatos Nanos: Kërcisnin armët, na shpëtoi…
“Në shtator 99, na kanë qëlluar në Lazarat, me Makbule Çeçon, zëvendës kryeministre dhe drejtor policie ka qenë Asllan Dogjani. Unë kam qenë shoqëruesi personal. Atje kishte jo armë po… ç’të them. Kemi shpëtuar kot. Falënderoj Dashamir Alikon, kryetar i komunës, që i mblodhi ata. Se ne ishim të gjithë të mbaruar. Për këtë, ke dëshmitar ish-deputetin Asllan Dogjani, ka qenë drejto i policisë në Gjirokastër”.
Grushti i shtetit në 1998, ish truproja e Fatos Nanos rrëfen detajet: Disa ikën nëpër tunele, ish kryeministri shkoi në Dajt, më pas…
Ish truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998.
Grupe të armatosura pushtuan për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Berisha kërkonte dorëheqjen e Fatos Nanos, ndërsa e akuzonte për vrasjen e Azem Hajdarit.
“Më dërgoi plumb”, ish deputeti Murrizi në Top Story: E gjeta vetë kush ishte, lante makina në Londër
Murrizi: Një që lante makina në Londër më kishte dërguar një plumb, me emrin Xhixho, me shumë qetësi u mora vetë me të, debil që bëjnë si të fortë. E gjeta kush ishte, e bëra të kërkonte falje dhe tani ishte në fushatë.

