Kosova
Kërcënimi i Vuçiç ndaj Kurtit që u kthye në bumerang
Të gjitha informacionet e reja për ngjarjet e fundit në Kosovë, ku u vra një polic kosovar dhe tre sulmues, po përkeqësohen për regjimin e Vuçicit, por edhe për stabilitetin shumë të brishtë të veriut të Kosovës – komentoi psikologu serb Zharko Koraç për Danas.
Pas vonesës jashtëzakonisht të gjatë të konferencës për media të Vuçicit, pas tragjedisë, shtoi ai, ku nuk u dha asnjë shpjegim real se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe cili grup personash të armatosur mirë kanë sulmuar policinë e Kosovës, teksa informacionet që dalin nga burime të ndryshme janë shumë inkriminuese për regjimin në Beograd.
“Nëse është e vërtetë se në grupin e agresorëve ishte edhe Milan Radoiçic, nënkryetari i Listës Serbe, e cila është drejtpërdrejt nën kontrollin personal të Aleksandër Vuçicit, atëherë lind pyetja se si Beogradi nuk ka qenë në dijeni ky sulm i armatosur – tha Koraç.
Sasia e madhe e armatimit, grupi i armatosur, identiteti i të cilëve mbahet i fshehur, si dhe përdorimi (ose keqpërdorimi) i manastirit, akuzojnë drejtpërdrejt regjimin në Beograd – tha Žarko Korać, teksa dhe u shpreh se
“Nëse kësaj i shtohet takimi shumë i dhimbshëm i Vuçicit me ambasadorët e QUINTI-t në Beograd, do të jetë shumë e vështirë të shmanget përshtypja se dikush donte të destabilizonte qëllimisht Kosovën dhe t’i dërgonte mesazh Albin Kurtit se qeveria e tij varet nga Beogradi.
“Sipas modelit të njohur nga vitet 1990, sapo negociatat politike dështojnë, nxirren armë e përgatitura. Kërcënimi ndaj Kurtit ishte mjaft i qartë, por që u kthye në boomerang për presidentin Vucic” – theksoi Korac ngjarjen tragjike në fshatin Banjskë.
“Beogradi në vend që të arrestojë dhe gjykojë serbët nga Kosova që organizuan dhe morën pjesë në agresion, dhe në këtë mënyrë të dërgojë një mesazh të qartë se nuk e përkrah vrasjen e policit të Kosovës, ai i mbron dhe i trajton ata si rebelë heroikë. Nuk kam më asnjë iluzion, tha Zharko Koraç, Serbia po rrëshqet me shpejtësi në konflikte shumë më serioze në Kosovë.