Connect with us

Bota

Kërcënohet me jetë ministri i Jashtëm i Italisë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani është kërcënuar me jetë nëpërmjet një letre të dërguar ditën e sotme. Menjëherë pas kërcënimit, Tajani është marrë në mbrojtje orët e fundit, duke shtuar kontrollet e forcave të sigurisë rreth ndërtesës së ministrisë.

Sipas mediave italiane, kërcënimi i Tajanit lidhet me aktet e ndërmarra së fundmi ku godinat e ambasadave italiane në Berlin dhe në Barcelonë janë sulmuar nga anarkistët italianë të cilët kërkojnë lirimin e anarkistit të njohur Alfredo Cospito nga regjimi 41 bis.

Kërcënime ka pasur edhe ndaj një prej senatorëve italiane, Andrea Ostellari, ndaj të cilit është caktuar një grup i posaçëm për ta mbrojtur gjatë lëvizjes së tij.

Por kush është Cospito dhe për çfarë akuzohet?

Alfredo Cospito, është anarkisti 55 vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për një sulm të ndodhur në vitin 2006 në shkollën e Karabinierëve të Fossanos. Për arrestimin e Cospitos janë dërguar edhe më parë paralajmërime në zyrat e Europolit në Bergamo ku u dërgua një bombë në shenjë paralajmërimi.

“Liri e menjëhershme për anarkistin Alfredo Cospito”, “jo më të burgosur”, ishin disa prej shkrimeve që dërgoheshin në kërcënimet që bëheshin për lirimin e anarkistit të arrestuar.

Sipas një raporti nga ‘Carabinieri del Ros’, ndër pikat e referimit të Cospito janë anarkistët rusë, të cilët, me akte terrorizmi, vrasje dhe sulme kundër shtetit u kanë transmetuar forcë, këmbëngulje, koherencë mbështetësve të tyre. Sipas hetuesve, Cospito, një figurë udhëheqëse në federatën informale anarkiste, ishte frymëzuesi i grupit romak të anarkistëve, autor i një libri të botuar në Romë, “Anarkistët e Bialystok 1903-1908”, i akuzuar se shpërtheu një bombë të vendosur përballë një kazerme armësh në kryeqytet në lagjen San Giovanni.

Në vitin 2016, policia e Digos e Torinos urdhëruan arrestimin dhe të pesë personave të tjerë, përfshirë partneren e tij Anna Beniamino. Ndaj tij qrëndojnë akuza shumë të rënda.  Mes tyre përfshihet shpërthimi në Parkun Dukal të Parmës më 24 tetor 2005, dërgimi, më 2 nëntor 2005, i një pakoje shpërthyese kryetarit të atëhershëm të Bolonjës Sergio Cofferati, një bombë e dërguar në vitin 2006 në redaksinë e ‘CronacaQui’ në Torino, e cili shpërtheu dhe plagosi në sy redaktorin e gazetës Beppe Fossati.

Grupi i Cospetos ishte gjithashtu përgjegjës për shpërthimin e dy bombave të vendosura në dhjetor 2003 pranë shtëpisë së Romano Prodit në Bolonjë. Ky hetim përfshin edhe sulmin në shkollën e Karabinierëve në Fossano. Fakte për të cilat Cospito u dënua me 20 vjet edhe pse Kasacioni vendosi një apel të ri për të ricaktuar dënimin (edhe për Beniaminon, 16 vjet e 6 muaj) duke pasur parasysh se nuk është kryer krimi i masakrës së përbashkët, por ai i masakrës politike. Gjë që parashikon edhe burgim të përjetshëm.

Advertisement