Connect with us

Rajon

Kërcënohet përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi, ka thënë se është kërcënuar për shkak të aktivitetit të tij politik si shqiptar.

“Përmes rrjetit social ‘Facebook’, një person me emër serb më kërcënon në gjuhën serbe dhe më thotë se do të më përcjellë kudo që shkoj”, tha ai.Sipas tij kërcënimi lidhet me albanofobinë e cila është çdo ditë në rritje në Serbi.

“Edhe shtypi pro qeveritar edhe deklaratat e zyrtarëve në Serbi kanë nxitur opinionin serb kundër shqiptarëve për një klimë antishqiptare. Këto janë produkt i asaj politike që është udhëhequr kundër shqiptarëve dhe për çështjen e Kosovës”, tha ai për rtk.

Kamberi bëri me dije se ka njoftuar kryetarin e Parlamentit për këtë kërcënim.

Ai bëri me dije se kërcënimi erdhi një ditë pasi që edhe një deputete serbe akuzoi atë, për shkak të pjesëmarrjes së tij në aktivitetin për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që u organizua në Beograd.

Advertisement