Connect with us

Kronike

Kërcënoi biznesmenin për tenderin, arrestohet Çupja

Luis Konomi, i njohur si Çupja, njëri nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin e Cërrikut Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi që fitoi nga Bashkia e Tiranës, është arrestuar nga policia. Konomi ka qenë së bashku me Ramazan Rrajën, i cili u arrestua te ura e Gjoles në Fushë Krujë.

Konomi së bashku me Edmir Bocin kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar. Ata ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani për të kërcënuar konkurrentin në tender Eral Myftaraj.

Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt. Tëgjithë tashmë ndodhen në pranga.

Advertisement