Aktualitet
Kërcënoi nxënësin 18-vjeçar, vihet nën hetim mësuesi (Detajet)
Policia e Beratit ka vënë nën hetim një mësues, i cili dyshohet se ka kërcënuar një nxënës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mësuesi Ervis Shpata 35-vjeç, ka kërcënuar nxënësin e shkollës së mesme në qytetin e Poliçanit.
Sipas njoftimit të policisë, nxënësi me iniciale D. L., 18-vjeç, pretendon se është kërcënuar nga mësuesi, pasi ky i fundit dyshon se nxënësi e ka ofenduar në rrjetet sociale.
Policia në Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për mësuesin, Ervis Shpata, për veprën penale “kanosja”.
“Policia vendore njofton se stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasin Ervis Shpata, 35 vjeç, (mësues), për veprën penale “kanosja”.
Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi D. L., 18 vjeç, (nxënës), i cili pretendon se është kanosur nga shtetasi E. Sh, (Ervis Shpata) për arsye se ky i fundit dyshon se nxënësi e ka ofenduar në rrjetet sociale”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.