Sport
“Kërcimi i fundit” me Arsenalin të dielën, Xhaka shumë pranë Leverkusen
Arsenal do të luajë të dielën në orën 17:30 ndaj Wolves në “Emirates Stadium”, ndeshjen e fundit të ligës angleze.
Granit Xhaka pritet të luajë ndeshjen e tij të fundit me “Topçinjtë”. Mesfushori shqiptar ka pasur një karrierë të magjishme me klubin anglez, ku nga më i urryeri, u kthye në idhullin dhe heroin e tifozerisë së ekipit të tij.
Xhaka është shumë pranë kalimit te Bayer Leverkusen në Gjermani. Detajet e fundit të kontratës priten të analizohen javën e ardhshme.