Politike
Kërcimi me Ramën u bë virale, e moshuara: U argëtuam
Kryeministri Edi Rama iu rikthye fushatës dy ditë më parë, menjëherë pasi doli nga spitali ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendesitit.
Kryeministri u ndal në Kamzë ku nuk munguan dhe valet me banorët e bashkisë.
Rama së bashku me një grua që ishte e pranishme në fushatë kërcyen nën ritmet e këngës së fushatës dhe shumë shpejt videoja u bë virale në rrjet. Së fundmi, gruaja e quajtur Sanije Myrto ka folur për mediet.
Ajo prej vitesh punon në pastrim gjelmbërimin në zonën e Kamzës dhe tregoi se atë ditë ndodheshin për të mbjellë disa pemë, mirëpo më pas qëndruan për të dëgjyar kryeministrin Edi Rama ku dhe nuk mungoi një kërcim mes saj dhe kreut të qeverisë, kërcim të cilin ashtu si dhe vetë ajo e thotë “ia ndjeu shpirti”.
Gruaja u shpreh se tashmë të gjithë e njohin në zonën e Kamzës, e madje kanë përshëndetje shumë miqësore me të.
“Ndihem shumë mirë, ishte kënaqësi, u argëtuam, u bëmë. Ju po kërkoheni të takoheni me kryeministrin dhe se takoni dot, unë kërceva me të. Është kënaqësi për mua, asnjë gjë të keqe nuk ka. Ma ndjevi shpirti.
Ne po mbillnim pemë faktikisht, ndaluam dhe e pritëm kryeministrin, jam mbështetëse e Partisë Socialiste. Janë të pritur, janë të dashur, të gjitha të mirat i kanë, tani kemi shpresë të na rrisin çik pensionet, çik rrogat.
Tani si gjithë të tjerët jetojmë edhe neve, rrogat i kemi çik problem. Na vuri këtë Rakipin këtu, jemi ndjerë mirë, kemi bërë ca punime që na duheshin, në kohën e pandemisë na i kanë sjellë vetë ndihmat në shtëpi, na kanë bërë për vete.
Te Bashkia të gjitha ato gocat janë shumë të mira, unë jam punonjëse e pastrim gjelbërimit në Bashkinë e Kamzës. Te Bashkia jam shumë e kënaqur, marr një 400 mijë lekësh, dhe jam shumë e kënaqur”, u shpreh ajo.