Politike
Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit/ Haklaj: Të gjithë deputetët e PD do ta votojnë
Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për të autorizuar arrestimin e Sali Berishës për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, ka sjellë në qendër debatin nëse deputetët e PD-së do të votojnë pro apo kundër kësaj kërkese. Sa i takon këtij debati në studion e ‘Repolitix’, ish-deputeti i PD Azgan Haklaj e cilësoi ditën e djeshme si të shënuar dhe u shpreh i sigurt se deputetët e Partisë Demokratike do të jenë të pranishëm në Kuvend për të votuar pro kërkesës së SPAK për udhër-arresti ndaj Berishës. “Sot është një ditë e shënuar e demokracisë shqiptare. Ato pamje aty tregojnë se trekëndëshi i Bermudës ka patur një besëlidhje për t’u përballur me SPAK-un. Goditja e njërës prej brinjëve, nëse e quajmë të tillë, dëshmon se ka filluar çbërja e sistemit neodiktatorial. Nëse dëgjuat Berishën tha se e respekton Kushtetutën, atë të cilën nuk e ka njohur kurrë. Edhe Alibeaj do jetë aty te Këshilli i Mandateve, edhe nëse janë 5 veta mund ta votojnë. Ne si PD do e votojmë në Kuvend. Kryefjala e dhjetorit të dytë është SPAK-u”- tha Haklaj.